Lajme

Tërmet 3.7 ballë në jugperëndim të vendit, lëkundet sërish Vlora

Dy tërmete kanë lëkundur tokën e qytetit bregdetar, Vlorës mëngjesin e të dielës në harkun kohor të 40 minutave.

Sipas të dhënave nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit janë regjistruar dy termete me magnitudë 3.8 dhe 2.5 ballë shkalla Rihter.

Tërmeti i parë me magnitudë 3.8 ballë shkalla Rihter me epiqendër në Bolenë, 12.5 km larg Dhërmiut është regjistruar rreth orës 06:33, ndërsa i dyti me magnitudë 2.5 ballë shkalla Rihter me epiqendër në Vermik është ndjerë rreth orës 07:11.

Forca e dy tërmeteve nuk ka qenë shkatërruese, por ka krijuar panik tek banorët e zonave ku është ndjerë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë