Lajme

Tentuan të transportonin drogë, 4 të arrestuar në Sarandë

Është finalizuar në orët e para të mëngjesit operacioni i koduar "Rrjeta", i zhvilluar nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me Policinë Greke.

Në afërsi të Igumenicës në vendin e quajtur 'Ambelia' janë arrestuar në flagrancë 4 shtetas shqiptarë me 4 çanta ku nga kontrolli rezultoi se kishin rreth 76 kg lëndë narkotike kanabis, të cilët tentuan ta transportonin në drejtim të shtetit grek.

Operacioni ka nisur më parë nga Policia Kufitare e Livadhjasë Sarandë dhe Policia e Sarandës ku kanë marrë informacion se në drejtim të fshatit Janjar, disa persona po transportojnë lëndë narkotike  në drejtim të shtetit grek.

Njëkohësisht është njoftuar menjëherë policia greke dhe shefi i antidrogës Igumenicë.

Shtetasit e arrestuar janë: 

K. L, 41 vjeç, lindur në Berat.

A. K, 30 vjeç, banues Piqeras Sarandë.

D. B, 22 vjeç, lindur në Lezhë, banues në Sarandë.

A. Z, 20 vjeç, lindur në Berat.

Nga të dyja Policitë vijon hetimi dhe shkëmbimi i informacioneve për të zbardhur dhe dokumentuar këtë rast si dhe identifikuar e arrestuar personat e tjerë të implikuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë