Drejtësia

Tentoi të blejë vota, ‘arrest shtëpie’ për Kristo Agalliun: Kam qenë i dehur

Gazeta Si - Gjykata e Posaçme caktoi masën e sigurisë “arrest shtëpie” për 52-vjeçarin Kristo Agalliu, i cili ra në pranga të mërkurën për akuzën e korrupsionit aktiv në zgjedhje.

Ai u identifikua nga Policia e Tiranës, pas një videoje të publikuar në mediat sociale, ku dukej shtetasi Agron Duraj, i cili bënte negociata për të shitur votën.

Pas identifikimit, Duraj u procedua në gjendje të lirë nga policia, teksa dëgjohet të kërkojë 10 mijë Lekë në këmbim të 4 votave, në zonën e  Kuçovës.

LEXO EDHE;
‘100 mijë lekë është turp’… Premtonin të shisnin vota, një i arrestuar dhe një i proceduar në Tiranë

Në seacën e kësaj të premte, shtetasi Kristo Agalliu i tha Gjykatës së Posaçme se ai nuk e kujtonte bisedën e bërë në telefon, për të cilën edhe akuzohet për shit-blerje të votës, pasi ka qenë nën efektin e alkoolit.

Kjo deklarata e tij para trupës gjykuese i dha lirinë, pasi gjykata nuk miratoi kërkesën për "arrest me burg".

SPAK kërkoi për 52-vjeçarin hetim në masën e sigurisë “arrest në burg”, megjithatë Gjykata vendosi ta lërë atë në masë më të butë.

Sipas videos së shpërndarë në rrjete sociale, Agalliu bisedon në telefon më një shtetas të identifikuar si Agron Duro, ku i premtonte një shumë prej 15 mijë lekësh të reja në këmbim të 4 votave për zgjedhës që do të vinin nga Kuçova drejt Tiranës. 

 


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë