Ka ndodhur

Dy punonjës të Bashkisë Shkodër kapen me pako ushqimesh në furgonin e Drejtorisë Arsimore

Gazeta Si - Një furgon në administrim të Drejtorisë Ekonomike të Drejtorisë Arsimore të Shkodrës, është kapur me 50 qese me ushqime.

Policia tha se rreth orës 13:00, kanë ndaluar për kontroll automjetin me drejtues shtetasin P.D., 49 vjeç dhe pasagjer shtetasin M.V., 63 vjeç.

Gjatë kontrollit në këtë automjet janë gjetur 50 qese me ushqime të ndryshme, ku dyshohet se do shpëndaheshin për fushatë.

Pas verifikimeve ka rezultuar se automjeti ishte në administrim të Drejtorisë Ekonomike të Drejtorisë Arsimore Shkodër.

Shtetasit P.D. dhe M.V., (punonjës të Bashkisë Shkodër), janë shoqëruar në ambientet e Policisë, së bashku me shtetasin E. I., 31 vjeç, me detyrë Drejtor i Drejtorisë Ekonomike të Drejtorisë Arsimore Shkodër, për t’u pyetur në lidhje me këtë rast.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijon veprimet e thelluara procedurale dhe hetimore, për sqarimin e rrethanave të këtij rasti.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë