Futboll

Tensioni në Katalonjë, shtyhet zyrtarisht Barcelona-Real

Tashmë është zyrtare: “El Clasico” Barcelona-Real Madrid, e parashikuar në kalendar të luhej më 26 tetor, në “Camp Nou”, është shtyrë. Arsyeja ka të bëjë me trazirat dhe tensionin e lartë që po kalon aktualisht Katalonja. Për momentin, nuk ka ende një datë zyrtare se kur do të luhet kjo ndeshje. U takon dy klubeve të vendosin për datën.

Drejtuesit e Barcelonës dhe Real Madridit kanë kohë deri të hënën, në orën 10:00, që ta arrijnë një akord për datën e re. Nëse dy klubet nuk bien dakord deri të hënën, atëherë vendimin do ta marrë komisioni i La Ligas.

Datat që po merren në konsideratë në këtë moment janë tre. E para është e mërkura e 18 dhjetorit, që në fakt koincidon me një tur të Kupës së Spanjës. Pastaj janë e mërkura e 4 dhjetorit dhe e shtuna e 7 dhjetorit, që spostojnë ndeshje të tjera të Barcelonës dhe Real Madrid dit atë fundjavë. Duhet pritur deri të hënën për të mësuar se çfarë vendimi do të marrin Barcelona dhe Reali.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë