Politike

Tensionet në Kuvend, përjashtohen nga seancat Noka, Nallbati dhe Korreshi

Këshilli i Etikës ka miratuar të martën kërkesën e grupit Parlamentar të Partisë Socialiste për tre deputetët e PD së Rithemelimit, të cilët të hënën bllokuan punimet e seancës parlamentare

Konkretisht Flamur Noka është përjashtuar me një muaj nga punimet e Kuvendit, Bledjon Nallbati 20 ditë ndërsa Saimir Korreshi 5 ditë.

Seanca e të hënës parlamentare zgjati vetëm 7 minuta. Në një moment tensioni në Kuvend Flamur Noka është përleshur me gardistët, ndërkohë që ka tentuar të bllokojë fjalimin e deputetit të PS, Vullnet Sinaj.

Pas tensioneve, kryetarja e Kuvendit njoftoi mbylljen e seancës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë