Ne rrjet

Tensionet me Shkupin / Ministri i Jashtëm grek: Marrëveshja e Prespës nuk mund të ketë ndryshime të njëanshme

Nga Gazeta 'Si'-Ministri i jashtëm grek Jorgos Gerapetritis ka komentuar situatën me Maqedoninë e Veriut. Ai është shprehur se Marrëveshja e Prespës duhet të respektohet dhe se nuk mund të ndryshohet nga njëra palë.

Sipas tij bëhet fjalë për një marrëveshje ndërkombëtare që ratifikon dy parlamentet, dhe se në këtë mënyrë nuk mund të bëhen ndryshime të njëanshme.

“Bëhet fjalë për marrëveshje ndërkombëtare që ratifikuan dy parlamentet dhe kjo do të thotë se nuk mund të ndryshohet në njëanshmëri. Edhe nëse ka vullnet nga Maqedonia e Veriut apo Greqia për ta ndryshuar njëanshëm marrëveshjen, kjo nuk mund të ndodhë. Marrëveshja e Prespës ishte nën kryesimin e Kombeve të Bashkuara, kishte përfaqësues të OKB-së dhe kjo i jep fuqi më të madhe marrëveshjes”, u shpreh Gerapetritis.

Ai theksoi se qeveria aktuale greke, si opozitë, “me kohë i ka vënë në dukje problemet nga Marrëveshja e Prespës”, ​​duke shpjeguar se këto janë “probleme politike, gjeopolitike, por edhe teknike”, por se do ta respektojnë këtë marrëveshje.

Në lidhje me takimin eventual me homologun nga Maqedonia e Veriut, ministri grek theksoi se në Maqedoninë e Veriut ende ka Qeveri teknike, dhe menjëherë pas formimit të Qeverisë, Athina do të ndërmerr veprimet e caktuara.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë