Rusia ka dëbuar sot një sërë diplomatësh nga Gjermania, Suedia dhe Polonia për pjesëmarrjen në protestat në mbështetje të armikut politik të Putinit, opozitarit Alexei Navalny.
Dënimi dhe burgosja e Navalny duket se i ka çuar marrëdhëniet BE-Rusi në prag të kolapsit, me diplomatët që nuk përjashtojnë përkeqësimin e tyre. Përjashtimi i diplomatëve erdhi pas takimit të parë të Përfaqësuesit të Jashtëm të BE-së, Josef Borrell me ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov në Moskë, gjatë së cilit klima politike dukej veçanërisht e rëndë.
"Ishte e sigurt që marrëdhëniet tona janë shumë të tensionuara dhe çështja Navalny po na çon në një nga pikat më të ulëta," tha Përfaqësuesi i Lartë i BE, i cili gjithashtu kërkoi lirimin e menjëhershëm të rivalit të tij të burgosur Vladimir Putin. "Në vitet e fundit, marrëdhënia jonë është vulosur nga dallime thelbësore dhe mungesë besimi," shtoi ai.
Nga ana e tij, ministri i jashtëm rus shkoi aq larg sa e quajti BE një "partner jo të besueshëm", duke theksuar se vendi i tij dhe BE ishin në kampe rivale për shumë çështje. Ai parashikoi që çdo zhvillim i ri në marrëdhëniet dypalëshe do të kishte "pasoja të paparashikueshme". "Problemi ynë kryesor është mungesa e normalitetit në marrëdhëniet Rusi-BE, është një gjendje morbide që nuk i shërben askujt," tha ai, duke shprehur dëshirën për një diskutim "të ndershëm" me Borrell.
Vihet re se Rusia ka karakterizuar si "ndërhyrje" në punët e saj të brendshme kritikat e Perëndimit për persekutimin e Navalny, si dhe shtypjen brutale të demonstratave në mbështetje të tij. Në fakt, Kremlini i përshkroi deklaratat e djeshme nga presidenti Joe Biden si "retorikë agresive". Moska kurrë nuk e ka pranuar që Navalny u helmua nga agjentë shtetërorë dhe as nuk ka pranuar rezultatet e testeve laboratorike europiane që identifikuan helmimin, duke e cilësuar një komplot perëndimor.
Sa i përket BE, ajo ka denoncuar helmimin e Navalny gushtin e kaluar në Siberi, duke miratuar sanksione të synuara kundër zyrtarëve të lartë rusë dhe duke lënë të hapur mundësinë e përshkallëzimit të tyre.
Është sigurt, megjithatë, se përveç çështjes Navalny, çështja gazsjellësit Nord Stream 2 është në krye të agjendës së bisedimeve Borrell dhe Lavrov, pasi presioni ndaj Berlin po rritet nga partnerët europianë dhe SHBA-ja. /Burimi:AP/
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.