Futboll

Tension te Real Madrid, Zidane pranë largimit për herë të dytë

Zidane-Real, episodi i ri i krizës. Pas lamtumirës surprizë mbrëmjen e Kievit, në fund të sezonit mund të ketë një përsëritje po aq të papritur të ndarjes mes teknikut francez dhe klubit Los blancos. Kjo është ajo që raportojnë nga Franca, ku Soccerlink.fr parashikon një prishje të re të marrëdhënies mes trajnerit, që solli në Madrid tre Champions të fundit, dhe presidentit Florentino Perez. Francezi u rikthye pas dështimeve të Lopetegui dhe Solari. Tani, të gjithë janë të përqendruar në kampionat, duke parë problemet e Barcelonës. Por në fund… lamtumirë dhe faleminderit.

Një skenar që duket absurd, nëse nuk do të kishte ndodhur më parë në maj të 2018. Në atë kohë konflikti ishte mes francezit dhe Perez, por edhe tani shkaku mendohet të jetë sjellja e numrit 1 madrilen, duke u përplasur me mendimet e teknikut. Para së gjithash, kontaktet e shpeshta me Mourinho në fillim të sezonit, kur Real çalonte dhe pankina e Zidane po lëkundej. Pastaj refuzimi për blerjen e Pogba, lojtar i konsideruar vendimtar për skemat e francezit, por për të cilin shoqërià nuk bëri asnjë hap serioz.

Për të shkuar ku? Në Francë pretendojnë se Zizou i ka idetë e qarta dhe se ditën që do të largohet nga Real do ta ketë të garantuar pankinën e re: atë të Juventus, që sipas Zidane, nga burime pranë tij, e pret me krahë hapur. Sigurisht, lamtumira e dytë e Zizou rrezikon të bëjë që gjithçka të shembet, por mund të ketë edhe një anë pozitive. Largimi i parë erdhi disa ditë pas Champions së tretë radhazi. Nëse francezi fiton Champions ose La Liga, mbase Perez do trishtohej ... por jo për shumë kohë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë