Nga Gazeta Si- Nuk ka fitues në derbin madrilen mes Realit të Madridit dhe Atletikos që u mbyll me shifrat 1-1. Një ndeshje që gjithmonë prodhon emocione, përplasje, polemika por rrallë herë shumë gola. Megjithatë debatet dhe problematikat janë gjithmonë prezente dhe nuk mund të mungonin edhe në këtë përballje të këtij sezoni.
Gjithçka në ndeshje u acarua për vendasit pas pësimit të golit të avantazhit nga madrilenët në minutën e 64-t. Asisti i Vinicius Junior gjen Militaon për ti dhënë avantazhin e përkohshëm skuadrës Merenges.
⚠️ Simeone and Koke ask Atlético fans to stop throwing objects to Courtois… as the game has been currently suspended. pic.twitter.com/0n3deNrwln
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) September 29, 2024
Ishte pikërisht ky moment që solli një acarim të tifozëve të Atletikos të cilët filluan të hidhnin sende në drejtim të portierit të Realit, Courtois, deri në një pike ku u bë e papërballueshme dhe arbitri vendosi të ndërpresë ndeshjen, të kërkojnë ndihmën e lojtarëve vendas dhe trajnerit për t’i qetësuar, ndërkohë që çoi lojtarët në dhomat e zhveshjes duke paralajmëruar një pushim 10 minutësh për të qetësuar situatën ose përndryshe gjithçka do të mbyllej përfundimisht.
Ky paralajmërim funksionoi dhe në më pak se 10 minuta ekipet u rikthyen në lojë për të vazhduar 21 minutat e mbetura të takimit. Minuta që vazhduan të mbartnin acarimin dhe konfliktet mes lojtarëve.
Dhe atëherë kur gjithçka dukej e mbyllur, Korrea gjen golin e barazimit në minutën e 6-të shtesë, për të shpërthyer festa në stadium, që të paktën evituan një humbje atëherë kur dukej e sigurt.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.