Futboll

Tension para derbit, ultrasit e Partizanit sulmojnë autobusin e Tiranës

Gazeta Si – Episode të shëmtuara për nisjes së derbit Tirana-Partizani. Autobusi i Tiranës është sulmuar pranë stadiumit ‘Air Albania’ nga tifozët ultras të Partizanit, që kanë thyer xhamat e tij.

Një ngjarje shumë e shëmtuar, ndërkohë që çështja e sigurisë, si në çdo derbi të kryeqytetit, vazhdon të mbetet problematike. Sipas informacioneve të para, autobusi i Tiranës është sulmuar në momentin që do të futej në parkingun e stadiumit.

Ultrasit e dy skuadrave ndërkohë kanë pushtuar rrugët e kryeqytetit, duke iu drejtuar stadiumit ‘Air Albania’, ku pritet të nisë derbi. Ka pasur edhe përplasje me forcat e rendit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë