Futboll

Tension dhe nerva te Juventusi, Paredes zihet me trajnerin Alegri

Gazeta Si - Pashka e Juventusit nisi me 300 tifozë në shkallët e Kontinasas, mes duartrokitjeve dhe autografëve, dhe përfundoi me drekën klasike mes stafit, lojtarëve dhe familjarëve të tyre. Festa u prish pjesërisht nga një episod me protagonist Leandro Paredes para drekës.

Mesfushori argjentinas, kampion bote, ishte nervoz që gjatë ndeshjes mes grupit paradite, ku bëri një ndërhyrje të ashpër ndaj Sheznit. Pas stërvitjes ai u fut në dhomën e zhveshjes i fundit, pak para trajnerit Masimiliano Alegri. Atë që ata nuk e thanë në fushë, para tifozëve, e thanë kur u futën brenda.

Leandro Paredes. Gazeta Si, 11 prill 2023

Paredes shpërtheu kundër trajnerit, duke i kujtuar edhe aktivizimin e paktë gjatë muajve të fundit. Ishte një debat i ndezur. Paredes më pas u qetësua nga disa shokë të skuadrës, por nuk mori pjesë në drekën e përbashkët. Tension dhe nerva, ku mesfushori shkarkoi gjithë frustrimin dhe zhgënjimin.

Paredes ka qëndruar në stol në ndeshjet e fundit. Në hierarkitë e Alegrit ai është kaluar edhe nga i riu Enco Barrenekea. Argjentinasi luajti vetëm 27 minuta të shtunën e kaluar në fundin e ndeshjes me Lacion në Romë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë