Lajme

Tenori për Kumbaron: Shtrigë e kulturës! Mos u kthefsh më kurrë!

Pas largimit të ministres së Kulturës Mirela Kumbaro nga posti i saj, ka reaguar dhe tenori Agim Hushi, i cili u bë i njohur për largimin e tij drejt Australisë për një jetë më të mirë, që Shqipëria nuk ia ofronte.

Agim Hushi i ka dërguar një ‘kartolinë’ Kumbaros, ku i thotë që të shkojë dhe mos të kthehet. Ai e kujton atë si njeriun që gjykon artin me mendjelehtësinë e një femre të cekët dhe të pakulturë, duke e cilësuar si "shtrigën e kulturës".

“Kartolina e fundit për Mirela Kumbaron! Shkofsh e mos u kthefsh më kurrë! Populli thotë thefsh qafën ashtu siç ia theve kulturës për 6 vitet e tua të padenja. Unë do të të kujtoj me neverinë më të thellë si njeriu që gjykoje artin dhe artistët me mendjelehtësinë e një femre të cekët, të pakulturë dhe me një cinizëm fyes për të gjithë ne që aspirojmë kulturën shqipe! – shkruan Hushi në një postim në “Facebook”. - Personalisht të imagjinoj si shtrigën e frikshme të kulturës, doërzuesen e lahutës tonë shekullore, serbëve! Lerja vendin kulturës dhe marrsh me vetë folenë tënde mbushur me gjarpërinj që helmojnë kulturën në çdo cep! Miqtë e mi artistë, rroftë arti i lirë!”.

Në fund, Hushi bën dhe një urim: “Gëzuar vitin e ri të çliruar nga një makth i frikshëm psiqik dhe okult! Suksese në krijimtarinë tuaj! Se di sa do vazhdojë ky gëzim, por të paktën kemi rast për t’iu gëzuar vitit të ri deri më 7 Janar!”, - e mbyll komentin Hushi.

https://www.facebook.com/hushi.agim/posts/1963581917060940

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë