Rregullatorët e teknologjisë në Bashkimin Europian kanë gjobitur platformën e njohur kineze të shitjeve online, Temu, me 200 milionë euro. Sipas zyrtarëve europianë, ky vendim vjen pasi kompania nuk ka bërë mjaftueshëm për të ndaluar shitjen e produkteve të paligjshme në platformën e saj.
Ky është rezultati i fazës së parë të një hetimi të gjerë që ka zgjatur thuajse dy vjet, i kryer sipas Aktit të Shërbimeve Digjitale (DSA). Ky ligj i rreptë i BE-së kërkon që kompanitë e mëdha teknologjike të marrin masa konkrete për të luftuar përmbajtjen e paligjshme dhe të dëmshme.
Sipas Komisionit Europian, Temu dështoi të identifikonte dhe vlerësonte rreziqet sistematike që produktet e paligjshme u kanosin konsumatorëve në BE. Gjithashtu, platforma u kritikua se sistemet e saj të rekomandimit të produkteve dhe reklamat përmes influencuesve po rrisnin rrezikun e shitjes së këtyre mallrave.
Temu u shpreh kundër këtij vendimi.
“Ne nuk pajtohemi me vendimin e Komisionit Europian dhe e konsiderojmë gjobën joproporcionale”, deklaroi kompania, duke shtuar se ky vendim bazohet në vlerësimet e vitit 2024 dhe nuk pasqyron përmirësimet e bëra që atëherë në sistemet e tyre të sigurisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje