Moti

Temperaturat vijojnë të jenë mbi normalen e muajit

Dita e sotme ka nisur me mot të kthjellët, orët në vijim moti do të mbetet i qëndrueshem dhe vranesira të pakta në relievet malore, temperaturat vazhdojnë të jenë të larta mbi normën e muajit. Meterologia e Gazetës “Si” shpjegon se temperaturat vijojnë:

Zona malore 13-31 gradë celsius.

Zona e ulët 14-35 gradë celsius.

Zona bregdetare 18-33 gradë celsius.

Diten e enjte parashikohet ndryshim i kushteve atmosferike, për shkak të një cikloni mesdhetar i cili do të sjellë një sistem vranësirash mesatare, deri të dendura në Jug dhe zonën qendrore, ku nuk përjashtohet dhe mundesia e reshjeve të pakta. Temperaturat do të jenë me tendence rënie në mesditë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë