Moti

Temperaturat ulen të enjten, por fillimi i javës risjell të nxehtin Saharian

Ditën e enjte masat ajrore të paqëndrueshme me të freskëta veri perëndimore do të mbeten presente në vendin tonë. Moti do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira të pasuara nga rreshje të pakta shiu në zonat malore pjesërisht dhe zonën qëndrore. Era do të jetë me intesitet të lartë me shpejtesi 15-20 m/sek në bregdet dhe dallëgëzimi do të jetë i lartë. Temperaturat do të vijojnë në rënie.
Zonat malore 15-29 gradë celsius.
Zonat e ulëta 19-34 gradë celsius.
Zonat bregdetare 20-31 grade celsius.
Por, i nxehti saharian do të rikthehet në fillimin e javës tjetër ku termometri do të ngjitet sërisht deri në 40 gradë!


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë