Fundi i muajit gusht, por edhe Vera meteorologjike do të mbyllet pa rreshje dhe me temperatura të larta. Kështu dita e shtunë do të dominohet nga kthjellimet dhe vranësira të pakta. Temperaturat do të mbeten të larta duke regjistruar vlera 33 gradë në veri deri në 37 gradë në zonat e ulëta. Dita e parë e vjeshtës do të hyje me mot të qëndrueshëm. Do të jetë fillimi i javës ku priten ndryshime në kushtet atmosferike. Gradualisht gjatë fillimit të muajit do të afrohen masa ajri të paqëndrueshme, të fresketa në zonat veri-perendimore. Moti do të jetë me vranësira dhe rreshje të pakta, kjo situatë do të sjellë dhe një rënie të temperaturave me 5-6 gradë.
Zona malore 15-24 gradë celsius
Zona e ulët 20-31 gradë celsius
Zona bregdetare 21-30 grade celsius.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.