Moti

Temperatura të larta, por edhe vranësira dhe reshje shiu

E diela në vend është me mot me kthjellime dhe vranësira mesatare në veri dhe reshje shiu të izoluara. Temperaturat vazhdojnë të mbeten të larta, duke regjistruar në veri 18/33 gradë celsius, në zonat e ulëta 18/38 gradë celsius dhe në bregdet 22/34 gradë celsius. Në fillim jave moti do të mbetet në aktivitetin e masave ajrore të nxehta.

Pjesa e parë e ditës do të jetë me kthjellime, ndërsa mesdita sërish do jetë me vranësira mesatare dhe reshje shiu në zonat malore dhe ato pranë tyre. Temperaturat do të jenë të larta në bregdet dhe zonën e ulët. Në zonat malore do të ketë një rënie të lehtë.

Pjesa më e madhe e banorëve të Tiranës e kanë kaluar edhe këtë të diel gushti në bregdet.

Rrugët në kryeqytet i shohim gati-gati të boshatisura. Ndërkohë ka edhe të tjerë që kanë qëndruar duke vijuar aktivitetin rutinor. Gazeta Si ju sjell disa foto të shkrepura në rrugët e kryeqytetit në këtë të diel gushti…


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë