Futboll

Telenovela Somer, Hënes ‘ngrin’ Interin: Bajerni nuk shpenzon për portier tjetër

Gazeta Si - Telenovela ‘Somer’ vazhdon. Nga Japonia dukej se po vinin lajme të mira në lidhje me transferimin e portierit tek Interi, por nga Gjermania Uli Hënes ka ‘ngrirë’ zikaltrit me disa deklarata të fundit për këtë çështje.

"Jemi duke diskutuar për të gjitha detajet e këtij problemi që duhet ta përballojmë, - ka thënë presidenti i Bajernit të Mynihut. – Ajo që nuk na lejohet të bëjmë është që të bëjmë presion te Manuel Nojer, duke thënë se duhet të jetë mes shtyllave që në javën e parë të kampionatit. Nëse tani duhet të blejmë një portier të shtrenjtë, nuk do të ishte mirë".

Pra, Bajerni nuk do që të nxitohet për Somer. Fjalët e Hënes lënë pak dyshiume apo paqartësi. Duke ditur situatën e rikuperimit të Nojerit dhe huazimit të Nubel te Shtutgarti, klubit gjerman i kanë mbetur vetëm Jan Somer dhe Sven Ulreish si opsione. Pak për të menduar për të kënaqur Interin, duke e lëshuar shpejt zviceranin.

Pavarësisht ofertës zikaltër, ku gjithsesi ka ende një distancë të vogël, bavarezët nuk kanë ndërmend të plotësojnë nevojat e Interit për portën. Askush te Bajerni nuk dëshiron të ushtrojë presion te Nojer në prag të sezonit të ri, apo edhe të vërë dorën te portofoli për të blerë një portier tjetër për ta pasur të dytë, në vend të Somer.

Një situatë e qartë, që komplikon ndjeshëm planet e Marotës. Në këto ksuhte, duhen vlerësuar me më shumë kujdes pistat e tjera më të thjeshta për t’u mbyllur. Çështja e portës është më e nxehta tek Interi dhe për momentin nuk duket se ka një zgjidhje të shpejtë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë