Treg

Tekstilet dhe këpucët kanë rrënuar eksportet

Kemi konsumuar më pak ushqime importi

Pavarësisht se tregtia e jashtme është përmirësuar lehtë në korrik krahasuar me muajin paraardhës, si eksportet dhe importet kanë pësuar rënie në terma vjetorë si në muajin korrik, ashtu edhe në shtatë muajt e parë të vitit si pasojë e krizës së shkaktuar nga COVID-19 ku në mars për më shumë se dy muaj bota u mbyll.

Ndikimi kryesor në eksporte kanë qenë tekstilet dhe këpucët, kurse në importe Mineralet, lëndë djegëse dhe energjia dhe ushqimet.

INSTAT ka raportuar se  në Korrik 2020 eksportet e mallrave arritën vlerën 25 mld lekë, duke u ulur me 11,6 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe duke u rritur me 6,2 %, në krahasim me Qershor 2020.  Importet e mallrave arritën vlerën 56 mld lekë, duke u ulur me 5,6 %, në krahasim me një vit më parë dhe duke u rritur me 8,3 %, në krahasim me Qershor 2020.

Deficiti tregtar i këtij muaji është 32 mld lekë, duke u ulur me 0,3 %, krahasuar me Korrik 2019 dhe duke u rritur me 9,9 %, në krahasim me Qershor 2020.

Në shtatëmujorin e 2020 eksportet e mallrave arritën vlerën 150 mld lekë, duke u ulur me 16,8 %, krahasuar me një vit më parë dhe importet e mallrave arritën vlerën 328 mld lekë, duke u ulur me 13,2 %, krahasuar me një vit më parë.

Deficiti tregtar arriti vlerën 178 mld lekë, duke u ulur me 9,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2019.

Cili grup ka kontribuuar në rënien e eksporteve?

 Rënia vjetore e eksporteve prej 11,6 %, këtë muaj është ndikuar nga grupet: “Tekstile dhe këpucë”, “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike”, “Materiale ndërtimi dhe metale” me -1,3 pikë përqindje. Në ndryshimin vjetor të eksporteve ka ndikuar pozitivisht grupi: “Ushqim, pije, duhan” dhe “Makineri, pajisje, pjesë këmbimi”.

Grupet që kanë ndikuar kryesisht në uljen vjetore të eksporteve, janë: “Tekstile dhe këpucë”, “Materiale ndërtimi dhe metale”, “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike”. Në ndryshimin vjetor të eksporteve ka ndikuar pozitivisht grupi: “Ushqim, pije, duhan” dhe “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi”.

Cili grup ka kontribuuar në rënien e importeve?

Rënia vjetore e importeve prej 5,6 %, këtë muaj është ndikuar kryesisht nga grupet: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike”, “Ushqim, pije, duhan”, “Tekstile dhe këpucë”. Në ndryshimin vjetor të importeve ka ndikuar pozitivisht grupi: “Makineri, paisje dhe pjesë këmbimi”.

 Grupet që kanë ndikuar kryesisht në uljen vjetore të importeve, janë: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike”, “Tekstile dhe këpucë”, “Makineri, pajisje, pjesë këmbimi”. Në ndryshimin vjetor të importeve ka ndikuar pozitivisht grupi: “Ushqim, pije, duhan”.

Tregtia e mallrave sipas vendeve partnere

 Në muajin Korrik 2020, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me Korrik 2019 janë: Cekia (14,7 %), Serbia (42,5 %), dhe Rumania (12,1 %). Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe janë: Italia (16,9 %), Kosova (13,4 %) dhe Spanja (7,3 %).

Gjatë këtij shtatëmujori vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, janë: Gjermania (10,1 %), Serbia (8,1 %), dhe Franca (29,9 %). Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe, janë: Italia (23,4 %), Kosova (25,5 %) dhe Spanja (10,8 %).

Në muajin Korrik 2020, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me Korrik 2019 janë: Turqia (23,1 %), Kina (3,3 %) dhe Maqedonia Veriut (29,8 %). Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe janë: Italia (7,6 %), Greqia (5,1 %) dhe Gjermania (3,6 %).

Gjatë këtij shtatëmujori, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me një vit më parë, janë: Rusia (37,4 %), Maqedonia e Veriut (0,4 %) dhe Hollanda (8,9 %). Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe, janë: Italia (18,1 %), Turqia (2,2 %) dhe Greqia (9,8 %).

Shkëmbimet tregtare me vendet e BE zënë 64,3 %, të gjithë tregtisë. Në Korrik 2020, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 75,5 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 59,5 % të importeve gjithsej. Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (33,1 %), Turqia (7,6 %), Greqia (7,5 %) dhe Kina (7,1 %).

 Shkëmbimet tregtare, për shtatëmujorin e 2020, me vendet e BE zënë 63,3 % të gjithë tregtisë. Në periudhën Janar – Korrik 2020, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 75,5 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 57,8 % të importeve gjithsej. Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (31,4 %), Greqia (7,8 %), Gjermania (7,2 %) dhe Turqia (6,7 %).


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë