Nisma e fundit për tekstet falas për arsimin fillor ka krijuar debat mes maxhorancës dhe opozitës. Deputetja e PD-së, Albana Vokshi, në një deklaratë për mediat nga selia blu u shpreh se ky ishte program i i PD që u vodh nga qeveria, ndërsa me ironi i ka sugjeruar Ramës që ta zbatojë atë të plotë.
Po ashtu, ajo në emër të PD-së tha se Rama dhe ministrja Lindita Nikolla duhet të flasë për 130 mijë nxënës që kanë braktisur shkollat.
“Nuk ju thonë prindërve se pse nuk e realizojnë zgjidhjen tonë për tekste falas për të gjithë nxënësit. Duke kopjuar keq dhe duke sulmuar opozitën, Rama dhe Nikolla s’i shpëtojnë dot shkatërrimit të shkollave. Ata nuk kanë thënë asgjë për 133 mijë nxënës që kanë braktisur shkollat. Nikolla duhet t’u thotë shqiptarëve se pse po mbyllen shkolla”, tha ndër të tjera Vokshi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.