Lajme

Vetmia i “mbyti” të rinjtë gjatë pandemisë-Por ka një zgjidhje

Pandemia ka bërë kërdinë në çdo aspekt ku nuk mund të mungojnë dhe të rinjtë bashkë me çdo gjë që i rrethon.
Në një studim që anketoi 1545 njerëz të moshës 19 deri në 98 vjeç midis fundit të janarit dhe fundit të prillit, 2020, studiuesit zbuluan se vetmia nuk u rrit gjatë asaj periudhe. Edhe më mirë, të anketuarit treguan se kishin më shumë mbështetje nga të tjerët gjatë asaj kohe.
Lajmi jo i mirë është se të rinjtë nuk ishin pjesë e personave që kishin mbështetje nga të tjerët dhe ishin njerëzit më të vetmuar.
Një studim i fundit i "Qendrat për Kontrollin e Sëmundjeve" tregoi se 75% e të rriturve kishin të paktën një simptom të shëndetit mendor ose një ndryshim në sjellje gjatë Covid-19. Në këtë studim, si dhe në studime të tjera, të rinjtë janë më të vetmuar se sa edhe të moshuarit, të cilët shpesh mendohet se janë më të vetmuar. Raportet tregojnë se më pak se 10% e të rriturve thonë se janë shumë të vetmuar, ndërsa 20-48% e adoleshentëve dhe të rinjve kanë nivele të rënda të vetmisë.
Për më tepër, të rinjtë kanë më shumë probleme që lidhen me ndjenjën e vetmisë në krahasim me moshën e mesme dhe të moshuarit siç janë simptoma depresioni dhe ankthi, probleme me gjumin, probleme të shëndetit fizik dhe madje edhe vetëvrasje. Problemi është i rëndë dhe i ndërlikuar për shkak të mësimit online, izolimit, punës së humbur, jetës sociale të humbur dhe paqëndrueshmërisë së përgjithshme globale.

Por çfarë mund të bëjmë për vetminë e të rinjve?
Ka shpresë! Një meta-analizë e botuar në maj të vitit 2020 shqyrtoi 39 studime që shikonin ndërhyrjet që mund të bëhen për të rinjtë e vetmuar.
Shumica e ndërhyrjeve të shqyrtuara u janë dhënë një grupi të rinjsh që u identifikuan si "në rrezik" përshembull, njerëzit që ishin të sëmurë. Atyre i'u dhanë faqe të ndryshme interneti për të komunikuar me njerëzit e tjerë, lojra që mund ti bënin me Ipad apo edhe hapën grupe virtuale ku ato kishin mundësinë të shkëmbenin ide dhe mendime.
Autorët zbuluan se këto ndërhyrje ishin përgjithësisht të dobishme dhe të rinjtë që kaluan nëpër programe për të kaluar vetminë, u bënë më pak të vetmuar pas pjesëmarrjes.
 Teknologjia ka të ngjarë të jetë një pjesë e rëndësishme e një zgjidhjeje që kalon vetminë e të rinjve.
Një përmbledhje e vitit 2017 nga disa studiues në Universitetin "Huston"  tregon se edhe pse interneti mund të kontribuojë në vetminë kur zëvendëson marrëdhëniet e drejtpërdrejta, kur përdoret siç duhet mund të ketë ndikimin e kundërt pra të forcimit të atyre marrëdhënieve. Kjo mund të ndihmojë për të shpjeguar pse ne nuk jemi një shoqëri më e vetmuar si rezultat i Covid-19 ku ka pasur kaq shumë përpjekje për të përmirësuar marrëdhëniet tona ekzistuese përmes thirrjeve dhe bisedave, shumë prej të cilave ne ishim shumë të zënë për të pasur më parë.
Meta-analiza që përmendëm më lart gjithashtu zbuloi se teknologjia mund të jetë një mënyrë e dobishme për të ofruar ndërhyrje për ata që janë në rrezik të lartë për tu futur në "kurthin" e vetmisë.
Nëse ne përdorim teknologjinë për të ndihmuar të rinjtë të forcojnë marrëdhëniet e tyre egzistuese dhe të krijojnë të reja, ne mund të mbrojmë kundër efekteve më të këqija të vetmisë, madje edhe në mes të një pandemie.

Meta-analiza sugjeron disa mënyra të thjeshta që ne mund të përdorim teknologjinë tani për të mbështetur të rinjtë që të ndjehen më pak të vetmuar.
Nxitja e marrëdhënieve aktuale: Ka kaq shumë mënyra të shkëlqyera për të përdorur teknologjinë për të forcuar lidhjet që të rinjtë kanë tashmë. Bërja e një plani për një telefonatë javore, të bësh lojën "Houseparty" ose një mesazh zanor që ti thuash një shoku se sa e vlerëson. Këto mund të ndihmojnë adoleshentët të mbajnë marrëdhëniet aktuale të forta dhe ta kuptojnë se bëhet fjalë për distancim fizik, jo distancim shoqëror.
Formoni marrëdhëniet e reja: Përdorimi i teknologjisë për të krijuar lidhje të sigurt për të rinjtë është e mundur. Teknologjia mund të përdoret për të takuar njerëz të rinj në një mjedis të përshtatshëm. Përshembull mund të takosh dikë që e njohe në një grup në facebook, normalisht me maska dhe distancim social.
Nëse përdoret në mënyrën e duhur, teknologjia premton të na pengojë të bëhemi një shoqëri e vetmuar gjatë pandemisë, veçanërisht për adoleshentët dhe të rinjtë, një gjeneratë delikate që rrezikon të humbë në vorbullën e katrahurës që po jetojmë në ditët e sotme.
Ndoshta teknologjia mund të ndihmojë në forcimin e mëtejshëm të mendimit se "Ne jemi të gjithë në këtë së bashku", që është pikërisht ajo që të gjithë duhet të dëgjojmë tani … pa pushim.
Burimi:PsychologyToday\Përktheu:Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë