Moti

Tekat e motit, shi deri në fundjavë

I gjithë vendi ynë këtë fillim jave është përfshirë nga një qendër me presion të ulët atmosferik, e cila riktheu reshjet e shiut. Moti do të vazhdojë me reshje shiu gjatë gjithë ditës së sotme me intensitet mesatar në zonën Jugperëndimore, të shoqëruara me stuhi dhe rrebesh të herë pas hershëm.

Temperaturat do të pësojnë rënie në vlerat maksimale.
Në zonat malore 6-13 gradë celsius
Në zonat e ulëta 10-17 gradë celsius
Në bregdet 12-17 grade celsius
Moti me reshje shiu do të na shoqëroje, edhe për ditët në vijim si pasoje e masave ajrore të pa qëndrueshme. Vetëm gjatë fundjavës do të kemi përmirësim gradual të motit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë