Moti

Tekat e çuditshme të motit, temperaturat do të ngrihen përsëri

Vendi ynë sot është përfshirë nga kalimi i një fronti të ftohtë, i cili ka sjellë reshje shiu dhe stuhi me aktivitet kryesor në veri dhe zonën qendrore. Temperaturat pësuan rënie të konsiderueshme. Dita e martë gradualisht do të ketë përmirësim të motit. Zonat bregdetare do të jenë me diell, ndërsa në zonat malore nuk do të mungojnë reshje shiu të pakta. Temperaturat do të jenë me rritje.
Zonat malore 15-30 gradë celsius
Zonat e ulëta 20-34 gradë celsius
Zonat bregdetare 19-32 gradë celsius


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë