Politike

Tedi Blushi pas dëshmisë në Prokurori: Kanë qenë dy telefonues

Zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Tedi Blushi, në një prononcim për mediat pas dëshmisë në Prokurori lidhur me shantazhin që pretendon se është bërë ndaj tij më 21 nëntor për shkak të një postimi në “Facebook”, tha se kanë qenë dy shtetas të ndryshëm, me të cilët ka komunikuar në shqip dhe në një gjuhë tjetër.
Blushi ndër të tjera deklaroi se i ka vënë në dispozicion gjithçka prokurorisë.
“Kam pasur një telefonatë për të cilën nuk dua të flas tani, shpresoj që të ma thotë prokuroria se kush fshihet pas kësaj. Kam komunikuar me dy shtetas një shqiptar, dhe një në gjuhë të huaj, për të gjitha këto sqarime kam vënë sot në dijeni organin e akuzës, i cili besoj se do e zbardhë këtë çështje shumë shpejt. Kam besim te prokuroria te organi i akuzës që do nxjerrë në dritë të vërtetën shumë shpejt. Prokuroria është njohur me të gjitha faktet, sapo kam marrë këtë telefonatë, disa orë më pas kam vënë në dijeni edhe organet e drejtësisë”, u shpreh ndër të tjera Tedi Blushi.
Mes të tjerash, ai tha se i është drejtuar prokurorisë pak orë pasi kishte marrë telefonatat.
Zëdhënësi i kreut të shtetit tha se do të japë sqarime në një moment të dytë.
“Kam besim te prokuroria te organi i akuzës që do nxjerrë në dritë të vërtetën shumë shpejt. Prokuroria është njohur me të gjitha faktet, sapo kam marrë këtë telefonatë, disa orë më pas kam vënë në dijeni edhe organet e drejtësisë. Janë çështje që i kam sqaruar shumë mirë në prokurori dhe besoj se do t’i sqaroj në një moment të dytë”, përfundoi Blushi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë