Lajme

“Teatri” në Kuvend, opozita mblidhet në Vlorë

Ka nisur seanca plenare e së enjtes, por kjo seancë e ka gjetur maxhorancën dhe opozitën në destinacione të ndryshme.

Opozita nuk është sërish në seancë, por të pranishëm në Kuvend, sa për procedurë, janë dy deputetë të LSI, Vangjel Tavo dhe Lefter Koka, të cilët janë në limitet e 6 muajve që u digjen mandatet.

Sot në Kuvend pritet të votohet dekreti i presidentit Meta i shoqëruar me disa amendime në ligjin për teatrin.

Ndërsa, për Partinë Demokratike dhe aleatët e saj destinacioni i sotëm është Vlora për të vijuar denoncimin e lidhjeve të krimit dhe pushtetit.

Mbrëmjen e së mërkurës, Lulzim Basha takoi një përfaqësi të artistëve dhe bëri një paralajmërim për shumicën.

Ai deklaroi se votimi i këtij ligji është grusht shteti dhe çdo deputet që japin votën pro, sipas tij do të konsiderohet terroristë.

Gjithashtu, kreu i PD-së tha se opozita do të mbajë një qëndrim të qartë dhe të prerë në varësi të ngjarjeve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë