Sot po zhvillohet mbledhja e fundit e Këshillit Bashkiak për këtë sesion. Opozita largohet nga mbledhja e Këshillit, por këshilltarët e majtë vazhdojnë mbledhjen dhe miratojnë rendin e ditës. Opozita kërkoi sërish që të diskutohet trualli i Teatrit. Anëtari i PD në Këshillin e Bashkisë së Tiranës, Kreshnik Çollaku, i revoltuar shprehet se maxhoranca do mbahet mend si ajo që i shembi Teatrin qytetit.
Fill pas bojkotit të PD-së reagon kryebashkiaku Veliaj duke thënë se opozita vjen në mbledhje vetëm për të marrë lekët. Sa i përket Teatrit, ai shprehet i bindur se do të ndërtohet, ashtu siç u bë edhe Këndi i Lojërave te Liqeni dhe Sheshi Skënderbej.
“Kjo opozitë mërzitet sepse kryeqyteti po ecën mirë”, u shpreh Veliaj.
Më tej, ai falënderon artistët e mirëfilltë që sot janë pro Teatrit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.