Presidenti i vendit, Ilir Meta, në një prononcim të shkurtër për mediat ka folur lidhur me çështjen e Teatrit.
Ai u pyet se si do të veprojë përballë kërkesës së opozitës dhe artistëve për të mos dekretuar ligjin e Qeverisë për shembjen e Teatrit Kombëtar.
“Do të mbaj qëndrim aq sa kam përgjegjësi. Nuk do të ndikohem nga asnjë faktor i jashtëm, do të veproj konform kompetencave. Nuk do të veproj jashtë përgjegjësive të presidentit”, u shpreh presidenti Meta.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.