Lajme

Teatri, Europa Nostra: Përshëndesim angazhimin e presidentit Meta

Organizata “Europa Nostra” ka reaguar sërish për çështjen e Teatrit Kombëtar, i cili u shemb të dielën e 17 majit pavarësisht rezistencës dhe kundërshtimeve të shumta.

Me anë të një postimi në “Twitter” Europa Nostra ka falënderuar Presidentin e Republikës për angazhimin e tij, ndërsa shprehet se trashëgimia kulturore është burim kryesor për të ardhmen europiane të vendit.

“Ne e përshëndesim angazhimin e fortë të Presidentit Ilir Meta për trashëgiminë kulturore si një burim kryesor për të ardhmen evropiane të Shqipërisë.

Ne gjithashtu e falënderojmë atë për njohjen e rolit kyç të shoqërisë civile për ndërtimin e shoqërive demokratike.

Teatri Kombëtar është një simbol i këtyre vlerave!”, shkruan “Europa Nostra”.

https://twitter.com/europanostra/status/1264103759732453376

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë