Lajme

Teatri, Basha: Rama mashtroi artistët

“Kur lexova të ashtuquajturin peticion ndjeva neveri që Rama ia ka dalë të mashtrojë artistët”, kështu shprehet Basha në një bashkëbisedim me gazetarët nga selia e PD-së. Në këtë bashkëbisedim nga selia e Partisë Demokratike, ai është ndalur sërish te çështja e Teatrit si dhe te peticioni që bënë një grup artistësh pro ndërtimit të Teatrit të Ri. Ai tha se ndjen neveri për këtë peticion dhe sigurisht nuk mungojnë akuzat ndaj kryeministrit Rama, që sipas tij, është ai që i ka bindur artistët.

Sipas Bashës, i gjithë qëllimi i qeverisë ka të bëjë me aferën 200 milionë euro për ndërtimin e 6 kullave.

Por, opozita do që t’i shkojë deri në fund kësaj beteje, duke paralajmëruar qeverinë që, nëse ajo i vë minat Teatrit, atëherë opozita do të bëjë të njëtën gjë me kullat.

Ndërkohë, dje një grup artistësh dhe regjisorësh të skenës i dërguan një peticion presidentit Meta dhe krerëve më të lartë të shtetit shqiptar, si edhe Delegacionit të Komisionit Europian në Tiranë, duke kërkuar ndërtimin e një teatri të ri Kombëtar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë