Vijon protesta e artistëve. Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar përmes një letre drejtuar Presidentit të Republikës, i kërkon që të rishikohet ligji i miratuar nga PS.
Artistët i kanë kërkuar presidentit Meta edhe një takim.
Në letrën e nisur kreut të shtetit thuhet se Gjykata Kushtetuese mungon për shkak të kuorumit, ndaj sipas tyre Meta duhet të ndërhyjë për të rishikuar ligjin, si hallka e fundit. “Përgjegjësia bie mbi ju dhe është vendimtare. Ligji shkel balancën mes pushteteve. Ju duhet të ishit filtri i parafundit në këtë proces. Por meqë mungon Kushtetuesja, ju jeni filtri i fundit. Riktheheni atë për rishqyrtim”, thuhet në letër.
Ligji kaloi pak javë më parë mes debateve të forta në Kuvend, por Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dhe opozita e kundërshtojnë fort, pasi sipas tyre është një aferë korruptive.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.