Ishin rreth 12,739 biznese të vegjël të fashës 2 deri në 5 milionë lekë xhiro vjetore të cilët dorëzuan pranë Administratës Tatimore brenda afatit ligjor dhe pa asnjë penalitet deklaratën e thjeshtuar të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar.
Sipas tatimeve, këta biznese janë sa 96% e totalit që ka gjeneruar sistemi për tatimpaguesit e vegjël, të cilët kishin detyrimin për të deklaruar dhe paguar TVSH-në për muajin shtator.
Administrata Tatimore thotë se gjatë muajit tetor, ka ofruar për rreth 350 subjekte të biznesit të vogël asistencën e nevojshme për plotësimin e librave të shitjes dhe blerjes, si dhe plotësimin e deklaratës së thjeshtuar të TVSH-së.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve do të vazhdojë të ofrojë për të gjithë biznesin informacionin dhe asistencën e duhur, për përmbushjen me korrektësi të detyrimeve tatimore.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.