Lajme

Të vegjlit deri në datën 10 tetor të dorëzojnë librat!

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve rikujton tatimpaguesit e biznesit të vogël me qarkullim 2-5 milionë lekë se data 10 Tetor 2018, është afati i fundit i deklarimit dhe dorëzimit të Librave të Shitjes dhe Blerjes për periudhat korrik, gusht dhe shtator 2018.

Administrata Tatimore ka theksuar që në fillim të këtij procesi se ky është një detyrim që nuk mbart asnjë penalitet, por që duhet të përmbushet nga ana e tatimpaguesve sepse këto të dhëna përbëjnë  bazën për plotësimin e mëtejshëm të deklaratës së thjeshtuar të TVSH-së.

Referuar të dhënave që DPT disponon, 11,493 subjekte të biznesit të vogël dorëzuan deklaratën e TVSH-së për muajin qershor 2018, brenda afatit ligjor, pra pa asnjë penalitet.

Administrata Tatimore është e gatshme t’ju asistojë gjatë procesit të plotësimit dhe dorëzimit të Librave të Shitjes dhe Blerjes. Për këtë qëllim, ju fton të vizitoni “Këndin e Asistencës” i dedikuar për biznesin e vogël, pranë të gjitha Drejtorive Rajonale Tatimore.

Pranë këtyre këndeve, ju mund të merrni të gjithë asistencën e nevojshme, në mënyrë që të përmbushni me korrektësi detyrimet ligjore.


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë