Financa Personale

Të varfërit e kanë shumë më të vështirë të bëhen të pasur që pas pandemisë dhe normave të larta

Sa para të duhen për t'u futur në grupin e me të pasurve? Përgjigja varet nga vendi ku  jeton. Që dikush të hyjë në 1% të njerëzve më të pasur në Monako, pasuria e tij duhet të arrijë nivele tetëshifrore, ndërsa në Rumani mjaftojnë pak më shumë se gjysmë milioni dollarë për t’u konsideruar milioner.

Sipas të dhënave të agjencisë ndërkombëtare të pasurive të paluajtshme Knight Frank, pragu që dikush të hyjë në 1% të njerëzve më të pasur në Monako është 12.4 milionë dollarë. Në mënyrë të konsiderueshme më i ulët, por ende i lartë, është “pragu” për 1% në Zvicër: 6.6 milionë dollarë dhe Australi – 5.5 milionë dollarë. Në SHBA duhen 5.1 milionë dollarë për t’u bashkuar me klubin e të pasurve.

Sipas Bloomberg, të dhënat konfirmojnë se pandemia dhe rritja e kostos së jetesës kanë zgjeruar hendekun midis vendeve të pasura dhe të varfra. Për të hyrë në top 1% në Monako, nevojitet një pasuri të paktën 200 herë më e madhe se 57 mijë dollarë që nevojiten për t’u konsideruar të pasur në Filipine.

Familjet me të ardhura më të ulëta në mbarë botën po ndiejnë peshën kryesore të inflacionit, i cili po i detyron ato të shpenzojnë më shumë nga të ardhurat e tyre për plotësimin e nevojave të tyre për ushqim dhe strehim. Nga ana tjetër 500 njerëzit më të pasur në botë e rritën pasurinë e tyre të kombinuar me afro 600 miliardë dollarë këtë vit, sipas Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg, me CEO – n e Meta dhe krijuesin e Facebook, Mark Zuckerberg që fitojnë më shumë.

Pasojat e pandemisë dhe ndikimi i rritjes së madhe të normave të interesit ishin, sipas Knight Frank, faktorët që përcaktuan zhvillimet në frontin e pasurisë në vitin 2022. Rimëkëmbja e fortë ekonomike në 2021 – shin dhe përmbysja e tendencave ekonomike në 2022 – shin u reflektuan në numri i multimilionerëve – 30 milionë dollarë e lart, i cili theu një rekord me rritjen e tij prej 9.3% në 2021 – shin, por u ul me 3.8% në 2022 – shin.

Një pikë e fortë për vitin 2022 kanë qenë tregjet e pronave, pasi shifrat tregojnë se çmimet në 100 tregje kryesore të pronave u rritën me një mesatare prej 5.2%. Për pesë vitet e ardhshme, numri i milionerëve ndërkombëtarisht pritet të rritet me 56.9%, duke tejkaluar 100 milionë persona./Bloomberg


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë