Motosport

Të tjera akuza ndaj Horner, drejtuesi i Red Bull ofroi shumë para për të fshehur skandalin

Gazeta Si – Sipas të përditshmes ‘De Telegraaf’, drejtuesi kryesor i skuderisë kampione bote, nën hetim për "sjellje të pahijshme ndaj një punonjëseje”, i ka dërguar mesazhe të qarta dhe më pas i ka ofruar një shifër të lartë për të heshtur.

Hetimi i brendshëm i Red Bull-it ndaj Kristian Horner ka marrë përmasa më të rënda. Këto janë lajmet e fundit që vijnë nga Holanda dhe konkretisht nga ‘De Telegraaf’.

Horner me bashkeshorten Geri Halliuell. Gazeta Si, 17 shkurt 2024

Sipas kësaj të përditshmeje, punonjësja që denoncoi Horner në dhjetor të 2023-shit në selinë austriake të kompanisë miliardere, e akuzon drejtuesin e lartë për sjellje seksiste dhe ka dorëzuar mesazhet që e vërtetojnë këtë gjë tek avokati që po heton çështjen. Mesazhe që i disponon edhe e përditshmja holandeze.

Horner i ka dërguar punonjëses rregullisht dhe për një periudhë të konsiderueshme mesazhe me sdond seksist. Po ashtu, drejtuesi i lartë i Red Bull-it ka bërë gjithçka për të fshehur skandalin. Njerëzit e Horner i kanë ofruar të paktën 760 mijë euro punonjëses së Red Bull-it për të mos e bërë publike çështjen dhe për të evituar skandalin.

Ditën e prezantimit të makinave të reja Red Bull, drejtuesi nën hetim ka deklaruar se "hetimi është një shpërqendrim për skuadrën, se është totalisht i fokusuar te sezoni i ri dhe se mendon vetëm për garat dhe kampionatin".


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë