Lajme

Të shtëna me armë zjarri, humbin jetën vëlla e motër në Rrëshen

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Mirditë, ku dy persona, vëlla e motër, kanë humbur jetën mbrëmjen e sotme, pas raportimit për të shtëna me armë zjarri.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Kodër Rrëshen, rreth orës 20.40 në`oborrin e banesës së tyre. Bëhet fjalë për shtetasin V.F dhe motra e tij shtetasja E.F.  Nga informacionet e para dyshohet se janë qëlluar me armë zjarri nga shtetasi F.K nga fshati Zejmen Lezhë, ish- bashkëshorti i shtetases E.F, i cili pas krimit është larguar menjehërë nga vendngjarja.

Në drejtim të vendngjarjes kanë shkuar forca të shumta të policisë dhe grupi hetimor.

Gjithashtu në vendngjarje kanë shkuar forcat speciale Renea dhe FNSH e Shkodrës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë