Çdo gjë që mbizotronte në rininë e para disa vitesh po zhduket.
Alarmet e medias theksojnë dhe qortojnë adoleshentët mbi sjelljen e tyre të rrezikshme. Nga rinia e viteve 50 që ulej në rreshtat e kinemave, për të parë një film një dokumentar historik, apo ndonjë program të ndryshëm kulturor, tek shpikja e pilulës ‘shoqërisë tolerante’, në epokën e dashurisë deri tek shqetësimi ndaj ilaçeve të frikshme të kohëve tona.
Media parasheh se të rinjtë nuk janë në gjendje të kontrollojnë shëndetin, mendjen e tyre, ata janë kthyer në robot kopjues në atë që shohin në internet.
Sipas Shërbimit Këshillimor Britanik të shtatzënisë thekson në një raport se marrëdhëniet romantike dhe seksuale përjetohen gjithnjë e më shumë në internet dhe sextingu është parë si një alternative që i prin një marrdhënie seksuale.
Gjithashtu Zyra për Statistika Kombëtare ONS, thekson se numri i lindjeve ka rënë ndjeshëm në Angli, që nga viti 2006. Ndonëse normat e fertilitetit janë ulur për çdo grup moshë, përjashtuar garat e moshës 40 vjeç e lartë.
Po çfarë po ndodh në të vërtetë. Në raportin e BPAS-it theksohet se në 82 përqind të të anketuarve vetëm 12 përqindë e tyre janë të fokusuar tek shkolla, rezultatet e notave, apo karriera e tyre, pjesa tjetër kalojnë rreth 7 orë në ditë mbrapa ekranit të kompjuterit , telefonit apo pajisjeve tjera elektronike dhe orët me miqtë e tyre.
Terapistja e njohur, Dr. Ruth Westheimer thekson se e ardhmja e të rinjve është në rrezik, bota e internetit po le në hije gjërat esenciale.
Brezi i rinisë që janë rritur që nga koha kur Toni Bler ishte kryeministër, pinë shumë pak alkool, dhe e shohin konsumimin e tepërt të alkolit si një arsye që i çon drejtë aksidenteve të ndryshme. Një e katërta e adoleshentëve nuk pjinë alkool, dhe unë kam menduar gjithmonë se kjo është një pikë më shumë për ta, por në fakt është diçka e gabuar ", thotë psikoterapistja. "Jeta ime ka qenë e shoqëruar me një seri incidentesh, madje disa prej tyre kanë ndodhur në një hark shumë të shkurtër kohor, por e gjitha kjo është pjesë e rritjes.
Seksi po del jashtë modës, thekson më tej psikoterapistja 90 vjeçare.
Në një marrëdhënie, një në pesë adoleshentë e shohin partnerin tyre më pak se një herë në javë.
Raporti i BPAS thotë se të rinjtë që shoqërohen më shumë ballë për ballë me miqtë apo partnerin tyre kanë marrëdhënie me aktive, se sa grupi tjetër i të rinjve që qëndrojnë pasiv ndaj përditshmërisë së tyre.
Pra, ata duken të ftohtë, të shurdhër, të pasigurtë, moralistë, të ndjeshëm, të lodhur, të ndërgjegjshëm, të hershëm dhe pa argëtim, një gjeneratë në rritje e britanikëve, të cilët as nuk mund të shqetësohen për riprodhimin. Imagjinoni të keni ata për prindë?
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.