Lajme

Të përdorësh inteligjencën artificiale për piktura të mahnitshme

Në muajt e fundit, provokatori artistik dhe teknologu Alexander Reben i është kushtuar punës për të prodhuar një sërë pikturash vizualisht të mahnitshme. Edhe pse artisti krijon piktura mahnitëse, ende ai nuk ka përdorur furçë apo bojë.

Teknika e tij mbështetet në një mjet të ri krijues që artistët si Reben po fillojnë të eksplorojnë: inteligjencën artificiale. Me ndihmën e algoritmeve, Reben prodhon imazhe në bashkëpunim me inteligjencën e aparateve.

“Është ëndrra e fundit e artistit që të qëndrojë në shtrat dhe të mendojë për artin që gjenerohet më pas", tha ai, duke argumentuar se seria e fundit e pikturave është hapi i parë në atë drejtim. "Mund të ketë një kohë kur mund të shtriheni në shtrat duke dëgjuar tinguj e një muzike dhe një kompjuter do të deshifroj atë që tingëllon, duke ju lejuar të bëni këngët tuaja personale sipas preferencave të trurit tuaj". “Kompjuterët mund ta bëjnë cilindo një piktor, "shtoi ai.

https://www.instagram.com/p/BrIop5HlnvW/?utm_source=ig_embed

Në tetor një portret i bërë nga algoritmi, u bë shembulli i parë i artit të krijuar nga makina që do të shitet nga në një shtëpi ankandi sipas Yahoo Neës. Çmimi për portretin e Edmond de Belamy është 43250 dollarë. Puna u prodhua nga një grup me qendër në Paris që kërkon të "demokratizojë artin", raportoi Yahoo. Për të krijuar kryeveprën e tyre, grupi ushqeu një program kompjuterik me mijëra portrete klasike.

https://www.instagram.com/p/BrO5J9DlkiG/

"Ky portret, megjithatë, nuk është produkt i një mendjeje njerëzore", vuri në dukje Christie. "U krijua nga një inteligjencë artificiale, një algoritëm i përcaktuar nga formula algjebrike me kllapa të shumta". Reben tha se teknikën e tij fillon me një model kompjuteri që kombinon fjalët së bashku për të gjeneruar një imazh të vetëm, shpesh të çrregulluara. Programi inteligjent mund të kombinojë fjalët "ora" dhe "kandil deti", për shembull, duke krijuar një vizualizim të shkrirë që duket si pjellë e një ekspozite psikedelike të artit. Rezultati çiftëzohet me imazhe të tjera, duke krijuar një imazh "fëmijë" që në njëfarë mënyre rrit kauzën vizuale, sipas Reben.

https://www.instagram.com/p/BrGr-y_FjL3/?utm_source=ig_embed

Kur Reben i sheh këto imazhe, ai thotë se, IA mat valët e tij të trurit dhe sinjalet e trupit dhe zgjedh atë imazh që i pëlqen më së miri. Një imazh që ka kaluar testin e përshtatshmërisë i nënshtrohet disa raundeve të korrigjimet të IA për të përmirësuar rezolucionin.

https://www.instagram.com/p/BrG8cPJlLUY/?utm_source=ig_embed


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë