Kuriozitete

Të paguhesh me 90,000 qindarka me vaj, si një hakmarrje nga ish-shefi

Një burrë nga Xhorxhia ka akuzuar ish punëdhënësin e tij për një lëvizje "fëminore" pasi ai mori pagesën e tij përfundimtare prej 915$... në qindarka.

Andreas Flaten zbuloi ngarkesën prej 90,000 qindarkash, të cilat ishin të mbuluara me vaj.

Flaten ka kaluar 1 orë e 30 minuta për të larë këto qindarka

Në majë të “grumbullit” ishte fletëpagesa e tij e fundit ... së bashku me një mesazh të qartë ndarjeje nga puna e tij.

Flaten u largua nga puna në nëntor me pretendimin se kishte probleme me pagën.

Pas këtij pretendimi dhe largimit nga puna, ai tani e kalon ditën duke larë dhe pastruar qindarkat një nga një në mënyrë që të mund ti përdorë ato.

90.000 qindarkat që Flaten mori nga ish pronari

Miles Walker, ish shefi i tij thotë se e rëndësishme është se ai u pagua, se si nuk ka rëndësi.

Olivia Oxley, e dashura e Flaten, thotë se shpreson që incidenti të nxjerrë në pah mënyrën se si njerëzit "trajtohen kaq keq nga punëdhënësit e tyre".

Gjithsesi, ajo tregon se pavarësisht mizorisë së ish shefit, “pas lopatës së parë, ishte gjithçka shumë qesharake dhe për të qeshur”.

Burimi: Sky News. Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë