Njerez

Të mbyllur prej javësh, italianët i rikthehen normalitetit (foto)

Me maska në fytyrë, doreza në duar dhe të kujdesshëm për të respektuar distancimin social. Një pjesë e mirë e italianëve iu rikthyen këtë të hënë normalitetit pas javësh të gjata izolimi.

Nga përllogaritjet e autoriteteve vendase lehtësimi i masave kufizuese rikthen në punë rreth 4 milionë italianë, ndërkohë që janë lehtësuar edhe lëvizjet brenda rajoneve, ku qytetarëve u lejohet që të shëtisin e dalin edhe nëpër parqe, apo të vizitojnë njëri-tjetrin, por gjithmonë duke respektuar masat parandaluese të Covid.

Pjesa më e madhe e italianëve u izoluan në shtëpi për thuajse 10 javë, ku lëvizjet lejohëshin vetëm për domosdoshmërinë e blerjeve të produkteve ushqimore dhe atyre mjekësore.

Italia është vendi më i goditur nga koronavirusi në Europë, që ditët e fundit ka njohur një ulje të ndjeshme të numrit të viktimave dhe rasteve të reja me të infektuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë