Çifti britanik Elizabeth Kerr dhe Simon O’Brien kishin planifikuar të martoheshin në qershor. Pastaj nisi pandemia Covid-19.
Të dy u infektuan dhe u dërguan me urgjencë në Spitalin Universitar Milton Keynes.
Kur Kerr, 31 vjeç dhe O’Brien, 36 vjeç, mbërritën në spital në Anglinë jugore, u vendosën në pavijone të veçanta për pacientët me Covid-19.
Kerr dhe O’Brien u sëmurën aq shumë saqë stafi mjekësor u përpoq të organizonte një martesë para se të ishte tepër vonë. Kur gjendja e O’Brien u përkeqësua edhe më shumë, u vendos që ai të transferohej në njësinë e kujdesit intensiv.
Kjo nuk i ndaloi ata. Atafi vonoi intubimin e tij vetëm aq kohë sa ata të bënin betimet.
"Ata më thanë se ne nuk do të ishim në gjendje të martoheshim, sepse ata do të duhej ta intubonin Simon, por bënë çmos dhe e mbajtën dhe një orë.” kujton Kerr.
Kerr u kishte thënë mjekëve që çifti planifikonte të martohej në qershor, por me gjendjen e tyre të përkeqësuar, infermierja Hannah Cannon e pyeti nëse donin të martoheshin në spital.
Kerr kujton se asaj iu tha se mund të ishte shansi i saj i vetëm.
Ceremonia u zhvillua tre ditë pasi çifti arriti në spital.
Cannon ishte dëshmitar dhe filmoi martesën për familjen dhe miqtë e çiftit.
"Me shumë punë ekipore ne ishim në gjendje t'u organizonim atyre një martesë, jo domosdoshmërish martesën që ata do të kishin menduar fillimisht, por sigurisht diçka pozitive, të jashtëzakonshme dhe të paharrueshme për ta", tha Cannon.
Disa çaste pasi tha "Pranoj", O'Brien u fut në intubim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.