Media Galeri

Të lodhur nga kufizimet, finlandezët bëjnë vrap në borë me çorape

Për të shmangur palestrat dhe vendet e tjera të sporteve të mbyllura këtë dimër për shkak të pandemisë së koronavirusit, finlandezët kanë gjetur një mënyrë të re për t'u mbajtur në formë, duke vrapuar në dëborë pa veshur këpucë, vetëm çorape të trasha leshi.

Finlanda ka pasur reshje të mëdha dëbore këtë dimër dhe vrapimi jashtë vetëm me çorape siguron stërvitje të shkëlqyeshme si dhe një ndjenjë lirie”, tha Pekka Parviainen, një pilot helikopteri dhe një vrapues këmbëzbathur.

Ai tha se këto janë gjëra tradicionale finlandeze të çmendura dhe vrapimi në borë me çorape është një sport shumë i mirë dhe është diçka që të bën të lumtur.

Ai vrapoi me një grup në parkun kombëtar Nuuksio, 35 kilometra nga kryeqyteti Helsinki.

Në Finlandë, ku një saunë në dimër dhe vrapimi nëpër dëborë për të shkuar në një liqen të ftohtë me akull është një kalim kohe tradicionale, vrapimi zbathur është bërë popullor në vitet e fundit gjatë muajve të ngrohtë.

Vrapimi me çorape në borë e ka çuar këtë sport në një tjetër nivel.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë