Treg

Të huajt blenë 14.4 mld lekë të borxhit të brendshëm të Shqipërisë

Nga Gazeta ‘SI’ – Gjatë vitit 2024, 29% e borxhit të brendshëm të Shqipërisë u ble nga investitorë të huaj.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, jorezidentët blenë 14.4 mld lekë tituj qeveritarë.

Ndërkohë, investimi i rezidentëve ka rënë me 5.6 mld lekë, raporton Banka, duke theksuar se individët shqiptarë kanë preferuar më shumë investimin në depozita bankare, e jo letra me vlerë.

Ky fenomen u vërejt për herë të parë në vitin 2024 dhe u pa si zhvillim pozitiv nga Banka e Shqipërisë, por jo nga qeveria.

Kryetar i komisionit të Dezinformimit, Erion Braçe u shpreh i shqetësuar për interesin e të huajve, pasi aty mund të ketë edhe investitorë nga vende jo-mike. Ai i kërkoi Guvernatorit Gent Sejko origjinën e investitorëve.

Braçe vuri theksin se është e nevojshme ndërtimi me ligj një sistem kontrolli me qëllim që ekonomia e hapur të mos infektohet nga kapitale që e kanë origjinën e tyre nga vende jo mike. Sistemi bankar e financiar i këtij vendi duhet të jetë në alert të vazhdueshëm edhe për këtë

Sejko tha se nuk ka informacion për origjinën e blerësve të borxhit.

“Për momentin nuk kemi informacion. Jemi në analizë për të parë investitorët e huaj që ndërhyjnë në borxhin e Shqipërisë. Përtej pyetjes tuaj lajm i mirë është se ka interes nga investitorët e huaj për të investuar në borxhin  e Republikës së Shqipërisë, pra në bonot e thesarit. Kjo është hera e parë që shohim interes nga investitorët e huaj për të investuar në këtë borxh. Këto investitorë janë nga banka të nivelit të dytë me vende origjine nga vendet e BE-së. Bankat e nivelit të dytë që operojnë në Shqipëri nga mëmat e tyre kanë kërkesa për të investuar në bono thesari. Pra me euro ata investojnë në lek. Kjo është një nga faktorët që ka ndikuar në mbiçmimin e mëtejshëm të euros, mes faktorëve të tjerë” tha Guvernatori.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë