Ditët e nxehta duket se do të marrin fund bashkë me fundjavën. Të paktën për pak kohë. Duke nisur nga dita e diel, gradualisht, do të kemi hyrje të masave ajrore më të paqëndrueshme veri-perëndimore. Moti në mëngjeset e fundjavë janë me diell, por në mesditë vranësirat do të shtohen dhe do të fillojnë reshje shiu në zonën veri-perëndimore gjatë pasditeve. Prej kësaj kohe, do të fillojë edhe freskimi i motit. Temperaturat do të jenë në rënie të lehtë.
Zonat malore 17-29 gradë celsius
Zonat e ulëta 19-36 gradë celsius
Zonat bregdetare 20-33 gradë celsius.
Ditën e hënë do të kemi reshje shiu dhe stuhi në të gjithë vendin, ku pritet dhe rënie e ndjeshme e temperaturave me 6-7 gradë celsius.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.