Njerez

Të gjithë të sëmurë nga epidemia e vetmisë. Si të shërohemi?

“Njerëzit janë të rrethuar nga problemet politike gjatë gjithë kohës, por politikanët nuk e kanë kuptuar ende se problemet më të mëdha të njërzimit nuk janë infranstruktura, nafta apo bujqësia. Problemi më i madh për njerëzit është komunikimi”, thotë opinionisti George F. Will për "The Washington Post".

Me anë të literaturës se së tij Ben Sasse na tregon se si njerëzit janë të informuar, gjithcka që duan është në kohë rekord në duart e tyre nëpërmjet internetit, por përsëri shumica e tyre ndjehen të papërmbushur dhe të izoluar. Vetmia është cilësuar “një sëmundje” me përmasa shumë të mëdha, e cila shkatërron funksionimin e marrëdhënieve midis njerëzve. Në librin e titulluar “Pse urrejmë njëri-tjetrin dhe si të shërohemi?” tema kryesore e Sasse është “avullimi i kapitalizmit shoqëror”, duke kthyer kënaqësitë që gjejmë në punë dhe komunitet. Lidhja reale midis njerëzve tshmë ka ndryshuar dhe dita-ditës bëhet më keq.

George F Will

Sasse thotë se vetmia, më tepër se obeziteti, kanceri apo sëmundjet e zemrës, është më e keqe për një shoqëri. Ai beson se vetmia është një ndër faktorët që redukton jetëgjatësinë, dy herë më shumë sesa pirja e alkolit dhe tre herë më shumë se obeziteti, i cili vjen si pasojë e vetmisë.  Hulumtimet tregojnë se vetmia është e rrezikshme fizikisht aq sa pirja e 15 cigareve në ditë dhe kontribuon në humbjen e aftësive komunikuese gjithashtu, duke shkaktuar edhe sëmundje të tilla si Alxhemier.

“Ne jemi “të vdekur” nga dëshpërimi dhe dita-ditës dështojmë në përpjekjet për të mbushur boshllëqet që kemi në jetë", thotë Sasse

“Simptomat e vetmisë janë kudo. Në vitet '50, shtatëdhjetë për qind e televizioneve kishin vetëm një kanal televiziv, ndërsa tani ka më shumë se 500 kanale dhe të gjithë njerëzit po përqendrohen te rrjetet sociale dhe televizioni,” thotë Sasse

Sipas tij, rrjetet sociale me anë të trillimeve nxisin një zemërim të pakuptimtë midis njerëzve, duke i shtyrë në një botë jo reale dhe me pak miq. Gjithashtu, ai tregon se puna e cila është “spiranca themelore e idenditetit njerëzor” ka krijuar përçarje kulturore më të shpejtë dhe radikale, sa transformimi i kombeve të mëdha nga vende rurale, në urbane dhe industriale.

Një prej sëmundjeve më të mëdha të shoqërisë në ditët e sotme është dhe konsumimi i drogës, që vjen si pasojë e vetmisë. Njerëzit duhet të ndjehen të dobishëm, por sipas një studimi të ekspertëve të e "MCKinsey &Co" në SHBA, 50 për qind e vendeve të punës janë të mbizotëruara nga teknologjia dhe robotët, duke rritur papunësinë për njerëzit. Për shembull, kategoria e punës “shofer” është një ndër më të kërkuarat në Amerikë, por me zhvillimin e teknologjisë dhe me ardhjen e automjeteve vetë-lëvizëse, dy të tretat e vendeve që kanë këtë përparësi këtë lloj pune, do të kenë përqindje shumë të lartë të papunësisë. Dhe, të gjithë e dimë që papunësia e kthen njeriun në një person të vetmuar dhe pa shpresë.

Ben Sasse

Riparimi i infrastukturës nëpër botë, edhe pse i shtrenjtë, është konceptualisht i thjeshtë sepse prodhimi i çelikut dhe betonit tashmë nuk është më një proces i vështirë, por shkatërrimi i marrëdhënieve shoqërore është një sfidë tepër e frikshme. Askush nuk di si ta zhvillojë atë që Sasse e quan të logjikshme, zakone të reja të mendjes dhe të zemrës, praktika të reja që do të bashkojnë komunitetin. Sipas tij, e keqja më e madhe e shoqërisë është dhe mungesa e dëshirës për të ndryshuar fenomenin e vetmisë.

“Ne e dimë se ndryshimi i qeverive nuk është asgjë më shumë se sa “ngopje e shoqërisë me politikën”; kështu që kjo nuk është e mjaftueshmë për të shpëtuar një komunitet nga vetmia,”  thotë ai.

Sasse ia kushton librin e tij popullsisë së Femrontit. Ai dëshiron që të gjallërojë komunitetin ku është rritur dhe qytetarët të takohen çdo të premte mbasdite për t’u argëtuar me njëri-tjetrin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë