Njerez

Të gjithë qentë e presidentit – Ana e butë e Vladimir Putin

Putin njihet botërisht për dashurinë e tij ndaj qenve, por thuhet se shpesh ajo ka nuanca strategjike. Nuk janë vetëm qentë. Lideri  rus është fotografuar, gjatë viteve,  me larmi kafshësh, nga ariu polar, te tigrat e Siberisë e deri tek delfinët“Putin ndihet si në shtëpi rrethuar nga kafshët”, ka thënë Burdett Loomis, profesor i shkencave politike në Universitetin e Kansasit. “Ai e di se janë mundësi fantastike për fotografi.”Një tjetër profesor i shkencave politike, Jan Kubi do të thoshte se lideri rus mund të thoshte “I dua kafshët. Kështu që nuk jam diktator i pashpirt, siç duan të më mendojnë perëndimorët” , duke shtuar gjithashtu “Kam zemër, por dashuria ime është e ashpër, burrërore”.

Në terma të politikës, qeveria e Putinit nuk ka qenë gjithnjë miqësore me kafshët e shoqërimit. Gjatë lojërave Olimpike Dimërore të 2014-ës, në Soçi qeveritarët urdhëruan asgjësimin e qindra kafshëve endacake në qytetin turistik. E megjithatë, qentë e Putinit janë kafshët të lidhur ngushtë  me liderin. Më e njohura e tufës, Koni, ishte një labrador retriever i zi, dhuruar Putinit nga Sergey Shoigu, një gjeneral rus dhe ministër i mbrojtjes në vitet 2000. “Për aq kohë sa humori i keq vazhdon”, ka thënë dikur Putin, “sigurisht i kam si çdo njeri tjetër, por në  ato raste përpiqem të konsultohem me qenin tim Konin – ajo më jep këshilla të mira.” Kjo racë qeni ka një peshë simbolike në marrëdhënie me historinë ruse: Koni  u rrit në një qendër qeveritare kur trajnohet kafshët për kërkim dhe ata të shpëtuar dhe linja e qenit shkon deri te kafshët e Leonid Brezhnevit ish kreu i Bashkimit Sovjetik.


Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti rus Vladimit Putin pozonë për një foto, ndërsa qenushja Koni ulet në qendër.  (Mikhail Metzel/AP)


Në vitin 2010, kur Rusia nënshkroi marrëveshjet e gazit natyror me Bullgarinë, kryeministri i asokohe Putin, mori si dhuratë një këlysh karakachan nga qeveria bullgare. Në Rusi u hap një konkurs për zgjedhjen e emrit. Fituesi ishte një djalë pesë vjeçar i cili propozoi emrin “Buffy”.

Presidenti Vladimir Putin luan me qenin e tij Buffy, djathtas dhe Yume në rezidencën, në periferi të Moskës, më 2013-ën. (Alexey Druzhinyn/European Pressphoto Agency)


Qeni i tretë dhuratë Putinit i mbërriti më 2012-ën nga qeveria japoneze. Një këlysh 3 muajsh i racës Akita me emrin Yume, që në japonisht do të thotë “ëndërr”. Gjesti  kishte kuptimin e një falënderimi zyrtar për ndihmën e Rusisë pas tërmetit dhe tsunamit të 2011-ës. Qeveria japoneze po planifikonte t’i paraqiste edhe një Akita të dytë Putinit më 2016-ën, kur ai vizitoi Japoninë. Zyrtarët rusë, megjithatë, e refuzuan idenë.

Qentë janë mundësi e mirë për fotografi,  por ata gjithashtu janë përdorur nga Putin për transmetimin e mesazheve delikatë. Kur kancelarja gjermane dhe kritikja e shpeshtë e Putinit Angela Merkel u takua me të në Soçi, më 2007-ën, lideri rus thirri qenin e tij Koni në dhomë. Merkel kishte frikë nga qentë qëkur u  kafshua prej një qeni më 1995-ën. Ajo ngriu, qartazi e parehatshme. Më vonë, Putini pretendoi se nuk e dinte frikën e Merkelit. Kancelarja gjermane, megjithatë nuk e pa si të paqëllimtë. “E kuptoj pse iu desh ta bënte – për të treguar se është burrë”, u tha ajo gazetarëve.

Koni, labradori i dashur i Putinit ndërroi jetë më 2014-ën, në moshën e shkuar të pesëmbëdhjetë viteve, jetëgjatësi e kënaqshme për qentë. Ajo kishte qenë me Putinit që në mandatin e tij të parë si president.

Presidenti i Turkmenistanit Gurbanguly Berdimuhamedov  pasi i ka dhuruar presidentit Putin qenin e racës Alabai. 11 Tetor 2017/  REUTERS/Maxim Shemetov

I fundit që iu bashkua tufës së të përkëdhelurve të Putinit ishte Verni, që në gjuhën ruse do të thotë “besnik”;  një qen i racës alabai, i cili erdhi si dhuratë e  presidentit turkmen Kurbanguly Berdymukhamedov, gjatë një takimi në Soçi,  në fund të 2017-ës. Me origjinë në Azinë Qendrore qeni është i renditur si pjesë e trashëgimisë kombëtare të Turkmenistanit dhe tradicionalisht është përdorur nga barinjtë për të mbrojtur bagëtinë. Presidenti i Kirgiztanit Almazbek Atambayev i dhuroi Putinit një kalë arab garash në ngjyrë gri. Kjo racë është një nga dhjetë racat më të famshme të kuajve në botë, që sundojnë sportet kalorësiakë në rezistencë vrapimi dhe kërcime spektakolare.

 

Më Shumë