Politike

PPE thirrje partive politike për zbatimin e marrëveshjes së 5 qershorit

Pas diskutimeve në Asamblenë Politike, Partia Popullore Europiane (PPE) ka deklaruar se zgjedhjet e lira dhe të ndershme në vitin 2021 do të jenë parakusht për integrimin e Shqipërisë në BE. Gjithashtu në deklaratë thuhet se PPE nxit heqjen dorë nga çdo ndryshim i njëanshëm dhe respektimin e marrëveshjes konsensuale sipas zotimeve

“PPE mbështet plotësisht udhërrëfyesin e Shqipërisë drejt integrimit në BE, duke përfshirë zgjedhjet elira dhe të ndershme si parakusht themelor. Reforma zgjedhore e 5 qershorit u miratua në mënyrë konsensuale dhe u mbështet ndërkombëtarisht dhe duhet të zbatohet siç është rënë dakord. Ndryshimet e njëanëshme në këtë fazë, janë kundër rekomandimeve të OSBE/ODIHR si dhe kundër vendimit të Këshillit të BE për hapjen e negociatave të pranimit. PPE nxit heqjen dorë nga çdo ndryshim i njëanshëm dhe respektimin e marrëveshjes konsensuale sipas zotimeve," shkruhet më tej në deklaratë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë