Futboll

Të gjithë kundër pronarëve të Milanit për largimin e Maldinit: Mungesë respekti!

Gazeta Si – Pas largimit të befasishëm të Paolo Maldinit nga Milani pak ditë më parë, shumë nga ish-futbollistët apo ish-trajnerët e këtij ekipi kanë dalë kundër vendimit të pronarit Kardinale. Antonio Kasano ishte i pari që shpërtheu.

Ançeloti dhe Virdis kanë qenë shumë të ashpër në qëndrimin e tyre, duke e quajtur një mungesë respekti atë që ndodhi me Maldinin. “Historia duhet respektuar, te Milani pati mungesë të theksuar respekti”, - është shprehur Ançeloti, ish-trajneri i kuqezinjve.

Barezi, Maldini dhe Masara. Gazeta Si, 8 qershor 2023

Tashmë edhe një tjetër legjendë e Milanit, si Franko Barezi, i cili me Maldinin ka luajtur shumë vite, shprehet: "Mirënjohja për Paolon do të jetë gjithmonë. Tifozëve, të cilët mendoj se ndihen të hidhëruar në këtë moment, do t’u thosha se duhet menduar gjithmonë për klubin, duhet të jemi të bashkuar.

Bashkë me të gjithë të tjerët do të punojmë në një drejtim të vetëm për të arritur objektivat. Duhet të jemi kompetitivë në Itali dhe Europë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë