Politike

Të Gjelbrit me 3 kushte shtesë për Shqipërinë: Të kapen “peshqit e mëdhenj”

Bundestagu gjerman pritet të nisë sot për diskutimet për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në orën 20.00, në një debat prej afro 30 minutash ku në fakt nuk priten surpriza, pasi koalicioni qeveritar ka dhënë dritën jeshile. Bundestagu pritet të vendosë për rezolutën e paraqitur nga grupimet CDU/CSU dhe SPD të cilat kanë vendosur 9 kushte për Shqipërinë për hapjen e procesit bisedimeve, të vendit tonë me BE.

Por, siç shihet dhe nga faqja zyrtare e Bundestagut, në parlamentin gjerman janë paraqitur dhe pritet te diskutohen edhe tre kushte të reja nga Partia e të gjelbërve, edhe pse një përfaqësues i kësaj force politike Manuel Sarrazin një ditë më parë kritikoi grupimet më të mëdha në politiken gjermane.

Të gjelbrit kanë depozituar tre kushte për Shqipërinë:

  • -Të krijohen strukturat e pavarura gjyqësore siç parashikohet në kushtetutë
  • -Krijimi i agjencive të specializuara për të luftuar krimin dhe korrupsionin
  • -Përmirësimi i rekordeve të hetimeve proaktive, ndjekjeve penale dhe dënimeve përfundimtare në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në nivele të larta

Nëpëmjet kushteve të reja, të Gjelbrit duket se kërkojnë përparim të fortë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në të gjitha nivelet, përfshirë rastet kundër zyrtarëve të vjetër dhe politikanëve, duke kërkuar kështu kapjen e "peshqve të mëdhenj".

Ky ishte një hap i papritur i kësaj force politike, nëse marrim parasysh faktin se politikani i Të Gjelbërve, Manuel Sarrazin është shprehur të mërkurën se kushtet shtesë të formuluara nga koalicioni për Shqipërinë e tejkalojnë objektivin.

Manuel Sarrazin, Partia Gjermane e Gjelber. Gazeta "Si", shtator 2019

“Është e papranueshme që Shqipëria çdo vit të duhet të përmbushë kushte të reja për negociatat e anëtarësimit në BE. Kjo nuk është vetëm e padrejtë, por edhe e padenjë për një bashkë ekzistencë evropiane,” deklaroi Sarrazi, por duket se partia e tij ka një qendrim disi më spektik.

Në parim, Qeveria Federale duhet të aprovojë negociatat e pranimit me Shqipërinë në Këshillin Europian më 17 dhe 18 Tetor 2019 vetëm me kushtin që konferenca e parë e pranimit të mos zhvillohet derisa Qeveria Federale të ketë përcaktuar se disa kushte janë përmbushur nga Shqipëria.

Në rezolutën e publikuar të martën, CDU CSU thekson se:

  • Gjatë zbatimit të disa prioriteteve kyçe faktikisht u arrit progres, por gjithashtu ekzistojnë shumë deficite. Institucionet e reja për vetë-administrimin në fushën e drejtësisë faktikisht janë ngritur, por nuk janë akoma funksionale.
  • Kultivim i drogës mundi të frenohej, por në vend të saj është rritur roli i Shqipërisë në trafikun e saj. Shqipëria mbetet sidoqoftë, bazë e trafikut të drogës për tregun evropian. Trafiku i drogës është rritur ndjeshëm.
  • Shqipëria është në një krizë të rëndë politike pa zgjidhjen e së cilës hapja e negociatave vështirësohet në mënyrë të konsiderueshme. Bundesatg i bën thirrje palëve politike të hedhin të gjithë hapat e mundshëm për të zgjidhur sa më shpejt krizën e rëndë politike.
  • Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë janë jo funksionale.
  • Reforma Zgjedhore nuk është miratuar dhe rekomandimet e OSBE-ODIRH nuk janë zbatuar.
  • Deri tani nuk është lëshuar asnjë urdhër arresti nga Prokuroria për ata që akuzohen për blerje votash. Duhet të fillojnë menjëherë procedime penale dhe të përfundojnë shpejt.
  • Për zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019 mungon një vendim mbi ligjshmërinë e tyre. Nevojitet një vendim urgjent i Gjykatës Kushtetuese për ligjshmërinë e këtyre zgjedhjeve.
  • Të hetohen zyrtarët dhe politikanët e nivelit të lartë.
  • Reforma e administratës publike po përparon ngadalë.

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë