Lajme

Të fshehur në kamion drejt Italisë, kapen në Port tre të rinj

Policia Kufitare ka ndaluar në një kamion 3 shtetas, të cilët tentuan të kalonin Portin e Durrësit, duke iu shmangur kontrollit të dokumentacionit.

Në pranga ka përfunduar drejtuesi i kamionit, shtetasi T. M. 30 vjeç, banues në Sukth, Durrës.

Gjatë kontrollit në vijën e dytë kanë gjetur të fshehur në rimorkion e një kamioni tip Scania tre shtetas shqiptarë, në tentativë për të kaluar kufirin drejt Italisë në mënyrë të paligjshme:

A.Z. 23 vjeç, banues në Lezhë;

M.Gj. 27 vjeç, banues në Mirditë;

B.T. 23 vjeç, banues në Mirditë;

Shtetasit e mësipërm janë ndëshkuar me masë administrative për shmangie të verifikimit kufitar me 20 mijë lekë të reja gjobë secili.

Në cilësinë e provës materiale, të arrestuarve iu sekuestruan kamioni dhe shuma monetare prej 1000 Euro dhe 4 aparate telefoni celular.

Gjithashtu nga kontrollet e dokumentacionit të udhëtarëve gjatë 24 orëve të fundit janë kapur dhe proceduar në gjendje të lirë dy shtetas, L.K. 22 vjeç dhe A.A. 56 vjeç, të cilët tentuan të kalojnë kufirin me dokumente të falsifikuara.

Shtetases L.K. gjatë kontrollit të dokumentacionit iu gjet një kartë identiteti italiane e dyshuar e falsifikuar, ndërsa shtetasit A.A. një leje drejtimi e dyshuar e falsifikuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë